#KosovaPress #KosovaPressLive
Murati: Rreth 700 mijë persona do të përfitojnë nga ndarja e shtesave prej 100 euro
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar vendimin për ndarjen e shtesave për të gjithë fëmijët 0-16 vjeç dhe kategoritë e pensionistëve.
Kryeministri i Kosovës,Albin Kurti tha se ekzekutivi kosovar është i përkushtuar që çdo herë kur ka rritje ekonomike e buxhetore do të shpërndahen mjete për ata që kanë nevojë.
Sqarime tutje për këtë vendim dha ministri i Financave, Hekuran Murati tha se nga kjo mbështetje përfitojnë 700 mijë persona.
Krahas kësaj, ekzekutivi miratoi edhe rregulloren për organizimin dhe funksionimin e Zyrës së koordinatorit kombëtar për mbrojtjen nga dhuna në familje, dhunën ndaj grave dhe dhunën në baza gjinore.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu thotë se kjo rregullore parasheh që Zyra e Koordinatorit të funksionoj si sektretariat i koordinatores kombëtare.
Qeveria e Kosovës edhe sot në mbledhje ka forcuar masat ekzistuese ndaj Rusisë.
Zëvendësministrja e Diasporës, Liza Gashi tha se me këto sanksione kundër Rusisë, Kosova rikonfirmon përkushtimin ndaj vlerave demokratike.
Në këtë mbledhje të Qeverisës së Kosovës është miratuar edhe propozim-vendimi preliminar për shpronësimin për interesin publik të pronave të paluajtshme për nevojat e Terminalit Doganor në Merdare.
Po ashtu, ekzekutivi shqyrtoi dhe miratoi drafin e strategjisë për menaxhimin e integruar të mbeturinave në Republikën e Kosovës 2024-2035 dhe planin e veprimit 2024-2026. /B.Ibishi/
KosovaPress iu ofron shërbimin e përditshëm të lajmeve (7 ditë në javë) nga Kosova, rajoni e bota, në fusha të ndryshme të veprimtarisë . Servojm lajme e raporte për zhvillimet në Kosovë dhe për Kosovën, kemi informacione për ngjarjet në rajon dhe botë. Në rast të arritjes së marrëveshjes, specifikat tjera të shfrytëzimit të lajmeve të KosovaPress-it, janë të shënuara në kontratën, e cila do ta finalizonte ofertën tonë dhe interesimin tuaj. Lajmet e Kosova Press-it janë në dispozicion edhe në gjuhën angleze.
Që të informoheni më shumë vizitojeni
www.kosovapress.com
https://kosovapress.com/
Facebook:
https://www.facebook.com/kosovapress/
YouTube:
https://www.youtube.com/user/KosovaPressOfficial
Twitter:
https://twitter.com/@kosovapressi
Instagram:
https://www.instagram.com/kosovapressofficial
Тэги:
#kosovapress #Lajme #Politikë #KP #Prishtine #News #Kosovo #Sport #Kultur #Shëndetësi #Ngjarje #Live #Stream #Livestream #Kuvendi #Qeveria #cult #intervista #youtubers #kosova #lajme #qeveriaekosoves #albinkurti #kuvendikosovapress #qeveriakosovapress #kultur #sport #live #videokosovapress #shendetsi #magazina #livestream