85. Besa të cilën Allahu e ka marrë nga bijtë e Ademit dhe pasardhësit e tij është e vërtetë.
86. Allahu i Lartësuar e ka ditur gjithmonë numrin e atyre që do të hyjnë në Xhennet dhe numrin e atyre që do të hyjnë në Zjarr. Ky numër as nuk do të shtohet e as nuk do të pakësohet.
87. Allahu e ka ditur gjithmonë se çfarë do të vepronin ata.
88. Allahu ia lehtëson çdonjërit atë për të cilën është krijuar.