në 28 Janar 2014, në sallën e hartave të kryeministrisë u zhvillua ceremonia me rastin e marrjes së ""Goldenes Ehrenzeichen" - (Kryqi i Kalorësit të Shkallës I) për Fate Velaj - këshilltar i kryeministrit Edi Rama për diplomacinë kulturore dhe rilinden europiane shqiptare nga ana e presidentit të Austrisë, Dr. Heinz Fischer.
Nën pjesemarrjen e ambasadorëve të bashkimit europian në Shqipëri dhe personaliteteve të tjera të larta nga vendi si dhe anëtarë të kabinetit të kryeministrit e miqve te ardhur nga qytete te ndryshme te vendit, do të ishte ambasadori i Austrisë Thomas Schnoell, i cili do të hapte këtë mbrëmje, duke nënvizuar ndihmesën e madhe që Fate Velaj ka dhënë në përhapjen e vlerave dhe diplomacisë kulturore të Austrisë nëpër vendet e Europës përtej kufijve të saj. Kjo ishte ajo që bëri presidenti i Austrise Heinz Fischer të vlerësonte kaq lart angazhimin e Velajt. Me vonë, ai i dorëzoi medaljen. Kryeministri Edi Rama vlerësoi lartë kontributin e Fate Velajt për Europën dhe e falenderoi atë që pranoi ftesën e tij për t'ju bashkangjitur stafit të tij për një rilindje europiane. Gjithashtu, Rama falenderoi Austrinë për mbeshtetjen e pakufizuar ndaj Shqipërisë, si në të kaluarën ashtu edhe në të ardhmen dhe në veçanti presidentin Fischer, këtë personalitet të lartë europian për dashamirësinë dhe vemendjen e tij për zhvillimet në Shqipëri. Në mbyllje ishte Fate Velaj që iu drejtua të pranishmëve me një fjalim.