🛑Ali Halebiu Bidatxhiu mbron Shejkh Rabijen nga ata që akuzojnë për ekstremizëm në refuzime dhe për gabime metodologjike
🔹Pyetje: Cili është mendimi juaj për atë që thotë se Shejkh Rabija ka ekstremizëm te çështja e refuzimeve?
🔸Përgjigje nga Ali Halebiu Bidatxhiu: Kjo fjalë është e papranueshme nga ai që e thotë këtë.
Edhe pse unë do të thoja se kjo fjalë i pranohet atij nga ata që e kundërshtojnë Shejkh Rabinë, ngase ata që e kundërshtojnë Shejkh Rabinë, zakonisht, nuk e kritikojnë se ai ka
guluu (ekstremizëm) në refuzime.
Kjo kritikë është e pranueshme, kur ai mund të ketë ndonjë pikëpamje, edhe pse ajo është e pavërtetë, e refuzuar dhe e papranueshme. Mirëpo, nëse ai përdor fjalë të buta dhe kritikon pa sharje mbi Shejkh Rabinë, Allahu i Lartësuar e ruajttë.
E megjithatë, çështja është ashtu siç thashë: se kjo është një akuzë e kotë dhe e refuzuar. Madje, në të vërtetë unë them ashtu siç tha Shejkhu, ynë (Albani), Allahu e mëshiroftë:
“Pasha Allahun, me të vërtetë që Allahu i ka dhënë sukses këtij Umeti, në këtë kohë, me Shejkh Rabinë, që ai të sqarojë realitetin e shumë njerëzve që kanë devijuar nga Haku, kundërshtarëve të Sunetit të Prijesit të njerëzimit - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem -. E po të mos i kishte dhënë Allahu sukses Shejkh Rabijes në këto refuzime që ka bërë, shumica e këtyre devijantëve që ka refuzuar ai do vazhdonin të ishin te shumica e njerëzve akoma prijësa, te nderuar, mendimtarë, aktivistë, komentatorë, kolosë etj., e gjerë të tjera të ngjashme.
Shejkh Rabija është ashtu siç ka thënë për të Shejkhu jonë (Albani): "Ai është Imam në Xherrh dhe Ta'dil në këtë kohë."
Ka thënë për të gjithashtu Shejkhu jonë (Albani), Allahu e mëshiroftë:
"Unë s'kam gjetur tek ai asnjë gabim metodologjik, në veprat që ka shkruar ai."
Kjo s'do të thotë që ai është i pagabueshëm sepse ai nuk është i pagabueshëm, e as ai vetë nuk thotë për veten e tij se që është i pagabueshëm, e as ne nuk themi për të që ai është i pagabueshëm, por ama kur njeriu nuk ka asnjë gabim metodologjik, atëherë kjo tregon për qartësinë e tij, për transparencën e tij, për kthjelltësinë e tij, për mirëqenien e tij, për qëndrueshmërinë e tij. E nëse ai gabon në ndonjë çështje të imtësishme apo në çështje të degëzimeve apo në fjalëformimin gjuhësor apo në gjëra të tjera të kësaj natyre, atëherë kjo është diçka e natyrshme, nuk shpëton prej tyre asnjëri nga ata që prekin lapsin apo shkruajnë libra."
🔹Kjo pyetje i është bërë Ali Hasen Bidatxhiut në vitin 2007:
"Allahu ju dhëntë mirësi, a vazhdon të jetë Shejkh Rabija bajraktari i Xherrhit dhe Ta'dilit në këtë kohë sot?"
🔸U përgjigj Ali Hasen Bidatxhiu:
"Ky është pikërisht mendimi për të dhe kjo është origjina tek ai, Allahu e shpërbleftë me të mira, Allahu e shtoftë vlerën e tij dhe e lartësoftë pozitën e tij.
Mirëpo Shejkh Rabija, pavarësisht kësaj pozite të larë e të ngritur që gëzon, prapëseprapë ai është sikur dijetarët e tjerë, herë ja qëllon e herë gabon. Mirëpo ne jemi të bindur se saktesia e tij është shumëfish më shumë sesa gabimi i tij dhe se gabimet e tij, nëse ndodhin, ndodhin për shkak të ixhtihadit të tij, diturisë, fetarisë, devotshmërisë dhe zellit të tij për këtë davet dhe për këtë akijde.
Shumë herë që ka folur Shejkh Rabija dhe ka paralajmëruar, edhe pse mund ta kenë kundërshtuar të tjerë, kemi parë me kalimin e kohës se fjala e Shejkh Rabijes ka qenë e saktë dhe të tjerët kanë qenë gabim. E realisht kjo gjë na bën neve që të afrohemi akoma më shumë me të, që ta vlerësojmë akoma më shumë, që ta lavdërojmë akoma më shumë... E ne s'jemi poashtu si ana e kundërt, që ta shajmë Shejkh Rabijen, që t'ia ulim vlerën Shejkh Rabijes apo që ta lëmë dijen e Shejkh Rabijes.
Shejkh Rabija është prej dijetarëve dhe pasuesve fisnikë e të nderuar të Sunetit dhe prej thirrësave të menhexhit selefij në këtë kohë."
💎Ka thënë Imam Albani, Allahu e mëshiroftë, për nxënësin e tij të dalluar, Rabij' Ibën Hadij el-Medkhalij:
"Shkurtimisht unë them se bajraktari i Xherrhit dhe Ta'dilit sot, në kohën e tashme dhe me hak, është vëllai ynë, doktor Rabija, kurse ata që e refuzojnë atë nuk e refuzojnë me dituri, kurrsesi. Përkundrazi, dituria është në anën e tij."